Verrati i ofrohet Realit dhe Barcelonës, por ai dëshiron Juventusin
Pas 6 vitesh në Paris, ndoshta ka ardhur momenti që Marko Verrati të ndryshojë skuadër. Milo Raiola (agjenti i ri i futbollistit) ia ka ofruar mesfushorin Realit dhe Barcelonës, por sipas “Calciomercato.com”, merengues nuk ka treguar asnjë interes, ndërkohë që blaugranët janë shfaqur të ftohtë.
Ata kanë refuzuar propozimin e agjentit, ndërkohë që sezonin e kaluar ofruar 65 milionë euro dhe kartonin e Rakitiç. Destinacioni i mundshëm i futbollistit italian mund të jetë Juventusi, pasi bardhezinjtë po kërkojnë një tjetër mesfushor pas arritjes së akordit me Emre Çan. Markizio dhe Kedira mund të largohen në fund të këtij sezoni. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

