Vesel Limaj largohet nga Tirana, 26-vjeçari në kërkim të një aventure të re

Mesfushori 26-vjeçar, Vesel Limaj nuk është më pjesë e Tiranës në Superligën e futbollit. Ai lë bardheblutë gjashtë muaj para fundit të kontratës, duke kërkur një aventurë të re.

Ofertat nga Turqia, Hungaria dhe Azerbajxhani nuk kanë munguar për Limaj, që u bashkua me Tiranën në verën e 2021.

Pas një viti e gjysmë dhe me një titull kampion të fituar, Limaj largohet me kokën lart nga eksperienca e fundit. Më herët Limaj ka qenë pjesë edhe e Bylis dhe Kukësit në Superligë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?