FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veseli konfirmon mungesën e Armando Brojës ndaj Anglisë

Jo vetëm Berat Gjimshiti, por edhe sulmuesi Armando Broja nuk do të jetë kundër Anglisë.  Gjatë konferencës së ditës së sotme, Federik Veseli u shpreh se kombëtarja në ndeshjen ndaj Anglisë do të vuajë mungesën e Brojës.

Sulmuesi i talentuar ende nuk i është bashkuar kuqezinjve si pasojë e një problemi në kavilje. Aktualisht, Broja është duke bërë disa ekzaminime me stafin e Southhampton, ndërsa pritet përgjigja e analizave për të kuptuar nëse lojtari do të jetë i gatshëm për të qenë i grumbulluar.

Gjithsesi, në stafin e kombëtares janë besimplotë se Broja do të jetë i gatshëm dhe në këtë formë mund të vihet rregullisht nën urdhrat e trajneri Edy Reja. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Broja nuk do të udhëtojë për në Shqipëri, por do ta presë kombëtaren në Londër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?