Vetëm Laçi kualifikohet nga ekipet shqiptare

Partizani nuk ja ka dalë të bëjë mrekullinë në Slloveni ndaj Mariborit, duke u mundur edhe në ndeshjen e dytë, këtë herë 2-0.

Në takimin e parë, Partizani humbi 0-1 në “Selman Stërmasi”, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar në Slloveni u mposht me dy gola, nga një për secilën pjesën nga Maribori.

Ndërkohë, Luftëtari mori vetëm një barazim 3-3 ndaj FK Ventspils të Letonisë, të cilët fituan 5-0 ndeshjen e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë, skuadra e vetme shqiptare e mbetur në Europa League është Laçi, e cila u kualifikua pasi fitoi 1-0 ndeshjen e kthimit ndaj Anorthosis të Qipros, takimi i parë ishte mbyllur 2-1 në favor të qipriotëve dhe goli në fushë kundërshtare rezultoi vendimtar për skuadrën shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?