Vettel bën “tris” në SPA, Hamilton e Verstappen plotësojnë podin

Sebastian Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Belgjikës. Piloti gjerman i Ferrarit kreu një garë fantastike në pistën e Spa, duke ngushtuar diferencat me liderin e kampionatit, Lewis Hamilton në 17 pikë dhe rihapur kështu sfidën titull në Formula 1. Vetëm vendi i dytë për liderin e kampionatit, Lewis Hamilton ndërkohë që podi u plotësua nga “Red Bull-i” i Verstappen.

Në pistën e SPA, gara nisi praktikisht me një aksident, ku të përfshirë ishin tre makina.Piloti i McLaren, Fernando Alonso, që i goditur nga prapa nga Nico Hulkenberg, ka “fluturuar” mbi Sauberin e Leclerc, por për fat të mirë asgjë më shumë. Të tre pilotët u tërhoqën pas incidentit, ndërsa Daniel Ricciardo dhe Kimi Raikkonen pësuan dëme serioze në makinat e tyre, që i detyroi dy pilotët të tërhiqeshin në xhirot më pas.

Kjo është fitorja e 52-të e Vettelit në karrierë, e pesta e tij në këtë sezon, fitorja e tij e tretë në Spa dhe Ferrari i parë në Belgjikë që nga viti 2009, kur Kimi Räikkönen ishte fitimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?