Vettel triumfon në Belgjikë, lë pas Lewis Hamiltonin

Sebastian Vettel ka triumfuar Çmimin e Madh të Belgjikës duke lënë pas plot 11 sekonda Hamilton. Piloti gjerman shpërtheu që në start, teksa parakaloi Hamiltonin në kthesën e parë, pak sekonda para se të ngrihej flamuri i verdhë për shkak të një aksidenti me protagonistë Hulkenberg, Alonso dhe Leclerc, që e mbyllën garën ende pa nisur.

Vettel, që pas marrjes së kryesimit nuk e diskutoi në asnjë moment suksesin, duke e rritur distancën me rivalin e tij britanik xhiro pas xhiroje, sidomos në fundin e garës. Në podium u ngjit edhe Max Vertstappen i Red Bullit, ndërsa në vendin e katërt dhe të pestë e mbyllën garën Bottas dhe Perez.

Në klasifikimin e përgjithshëm vijon të kryesojë Hamilton me 231 pikë, i ndjekur nga Vettel me 214 pikë. I distancuar nga vendi i dytë, vjen piloti tjetër i Ferrarit, Raikkonen, me 146 pikë, ndërsa Bottas renditet i katërti me 144 pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?