Vialli trondit të gjithë: Jam me kancer, nuk e di si do të përfundojë beteja
Ish-sulmuesi i Juventusit, Gianluca Vialli, ka treguar për “Il Corriere della Sera” betejën e gjatë kundër sëmundjes, që e goditi dhe përmendet në librin e tij “Golat: 98 histori +1 për të përballuar sfidat më të rëndësishme.”
“E dija që ishte e vështirë t’ua tregoje të tjerëve, familjes sime. Nuk do të doja kurrë të lëndoja personat që të duan: prindërit e mi, vëllezërit e mi, motrën time, bashkëshorten time Cathryn dhe vajzat tona, Olivia dhe Sofia. Ndihesh i turpëruar, sikur ajo që të ka ndodhur ishte faji yt. Të tjerët nuk dinin asgjë, pastaj vendosa ta tregoj historinë time dhe ta hedh në libër.
E kam konsideruar një fazë të jetës sime, që duhet ta jetoja me kurajë dhe nga e cila mëson diçka. Nisa ta shkruaja librin për të ndihmuar njerëzit, që të gjejnë rrugën e duhur. Kam mbledhur disa fraza motivuese, duke i ndërthurur me histori të mëdha sportive, që të ndihmojnë të kuptosh. Sepse citimet nuk funksionojnë nëse ti nuk funksionon.
Tani ndihem mirë, madje shumë mirë. Ka kaluar një vit dhe tani jam kafshë nga fiziku, por nuk e kam sigurinë se si do të përfundojë ndeshja… Shpresoj që historia ime të shërbejë për të frymëzuar personat që gjenden në udhëkryq të jetës. Gjatë kurës, në mur spikaste një thënie e veçantë: Ne jemi produkt i mendimeve tona. E rëndësishme nuk është të fitosh, por të kesh mentalitet fituesi”, deklaroi Vialli.
KOHA JONË SONDAZH

