Vidal “luftë” trajnerit të Barçës: Nuk mund të luftoj kundër Judës

Pas Malcom, që ka cituar “Biblën”, por pa arritur të futet në ndeshjen kundër Valencia, ka qenë radha e një tjetër futbollisti të blerë gjatë merkatos së verës, të flasë në mënyrë fetare!

Por nëse ajo e brazilianit duket një mënyrë për të bërë gjërat personalisht në një moment të komplikuar, për kilianin është një sulm i mirëfilltë. Kundrejt kujt? Karshi Valverde… Fjalët e zgjedhura nuk janë të rastësishme dhe mbi të gjithaduken me peshë.

“Me Judat nuk luftohet, e varin vetë veten e tyre.” Me siguri që krahasimi i figurës së tradhtarit më të madh të besimit katolik me trajnerin e Barcelonës ka ardhur për faktin se Vidal qëndroi në stol për 90 minuta kundër Valencia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Champions League luajti vetëm pak minuta dhe e shprehu mërzitjen e tij me një “emoji” në “Intagram”, ndërsa tani që qëndroi spektator në “Mestalla” dhe mërzitje kaloi në tërbim. Sulmi në rrjetet sociale, me Valverde që krahasohej me Judën, ishte relativisht i ashpër dhe futbollisti e fshiu nga profili i tij, por “El Mundo Deportivo” pati kohën për ta publikuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

img_femartinez_20181008-114147_imagenes_md_otras_fuentes_arturo-059

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?