FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vidal sulmon Realin: Me Var do të kisha fituar dy Champions League (VIDEO)

Arturo Vidal gjithmonë nuk i kursen aspak fjalët kur bëhet fjalë për rivalët e tij në fushën e lojës. Ish-lojtar i Juventus dhe Bayern Munich në një intervistë për “Mundo Deportivo”, ai ka sulmuar haptazi rivalët e përjetshëm të katalanasve, Real Madrid.

“Dua të fitoj gjithçka, veçanërisht Champions League”, ka thënë Vidal. Në fakt, edhe pse ka luajtur me dy skuadra të mëdha të Kontinentit të Vjetër, kiliani nuk e ka fituar kurrë këtë trofe dhe dy herë, kur ishte te Bayern, është ndalur nga Real Madrid. Dy përballje që janë pasuar nga shumë polemika në lidhje me vendimet e arbitrave.

“Me VAR-in, Bayerni do të kishte dy Champions League”, ka thënë mesfushori.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?