VIDEO/ Atalantë pa frena në “San Paolo”, kap Championsin
Atalanta ka hedhur një hap përpara në rrugën drejt një vendi që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
Bergamaskët mposhtën me përmbysje 2-1 Napolin, duke u ngjitur në vendin e katërt me 56 pikë. Në “San Paolo” u pa një Napoli i pa motivuar, me Juventusin që ka hipotekuar matematikisht edhe titullin në Seria A.
Ishte Dries Mertens ai që zhbllokoi shifrat pas 28 minutash lojë. Në fakt ishte një devijim i Mancini që mjaftoi për të mposhtur Gollini. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë foli totalisht për miqtë.
Fillimisht Duvan Zapata dhe më pas Mario Pasalic kryen përmbysjen e madhe. Bashkë me Atalantën, në vendin e katërt ndodhet edhe Milan, por me golavarazh më të keq se bluzinjtë.
KOHA JONË SONDAZH

