Video/ Dopietë dhe perla, Manchester United “feston” largimin e Mourinhos

Largimi i Jose Mourinhos rikthen te fitorja Manchester United.

“Djajtë e kuq” kanë shkatërruar 5 me 1 Cardiff City-n në transfertë, duke u kthyer kështu te fitorja pas disfatën në derbin me Liverpool-in. Ulja në stol e Ole Gunnar Solskjaer ka rikthyer optimizmin te United, që kaluan në avantazh pas 4 minutash lojë. Ishte sulmuesi kryesor i “djajve”, Marcus Rashford ai që zhbllokoi shifrat me një “perlë” nga goditja e dënimit.

Pak minuta më vonë, një tjetër “perlë” e Ander Herrera çoi në peshë tifozët e Manchester United, që në erën Mourinho ishin mësuar me dështime të mëdha. Megjithatë reagimi i Cardiff nuk mungoi, me Camarasa që shndërroi në gol një penallti. Por kjo bëri që të shtonte sulmet e United drejt portës kundërshtare. Martial shënoi para mbylljes së fraksionit të parë të lojës, ndërsa në të dytin ishte radha e Jesse Lingard për të gjetur rrugën e rrjetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht nga 11 metra larg dhe më pas me një lëvizje të bukur në zonë vulosi rezultatin përfundimtar në 5-1. Një triumf që rrit shpresat te United për një vend në UEFA Champions League, edhe pse 8 pikët me Arsenalin e Chelsea janë shumë për tu rikuperuar. Nga krahu tjetër Cardiff qëndron jashtë zonës së ftohtë, pasi numëron 14 pikë, +2 nga Burnley, i cili nëse do mbyllej kampionati në këtë pikë do të binte një kategori më poshtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?