Video emocionuese, Robin Krasniqi futet në ring me këngën “Kuq e Zi je ti”

Të jetosh në Gjermani dhe të përfaqësosh atë vend, kjo nuk do të thotë se nuk je më shqiptar. Robin Krasniqi, i ka emocionuar të gjithë shqiptarët në mbarë botën, teksa ka zgjedhur që të futet në ring me këngën “Kuq e zi je ti”, duke bërë që publiku shqiptar në sallë të shpërthente në duartrokitje.

Ashtu si 20-vjeçari Uldedaj, edhe Krasniqi ka luajtur ndeshjen duke përfaqësuar Gjermaninë, me shpresën që një ditë do të mund të përfaqësojë kombin e tij.

Ata janë padyshim një krenari për Shqipërinë, pasi asnjëherë nuk e kanë harruar kombin e tyre. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?