VIDEO/ Festoi për golin, por kjo i ka kushtuar shtrenjtë shokut të Mërgim Mavrajt

Debutim sezonal me gol, por më pas një tragjedi e vërtetë. Kjo i ka ndodhur mesfushorit të Hamburgut, Nicolai Muller, i cili është rrëzuar nga “Parajsa” në “Ferr” brenda pak sekondave.

Pas vetëm 8 minutave lojë, 29-vjeçari i Hamburgut shënoi golin e vetëm të ndeshjes përballë Augsburgut. Një arsye e fortë për të festuar, por ato momente u kthyen në mankth për të.

I lumtur për golin e shënuar, ai vrapoi drejt flamurit të këndit për të festuar në një mënyrë të çuditshme. Një veprim akrobatik i pakoordinuar dhe sezoni tashmë duket i mbyllur për të. Dëmtim i rëndë në gju.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfushori do t’i nënshtrohet operacionit për të rikuperuar ligamentin e këputur dhe do t’i duhen rreth 7 muaj për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajm i keq për skuadrën e Mërgim Mavrajt pasi Muller është një nga lojtarët titullarë të formacionit dhe mungesa e tij mund të peshojë në fatet e sezonit të Hamburgut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?