FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Futbollisti shqiptar kalon me sukses problemet, shënon pas 1 viti e gjysmë

Jurgen Gjasula ka gjetur sot rrugën e rrjetës për skuadrën e Gruther Furth, në ndeshjen e javës së tretë të Bundesligës 2 ndaj Holstein Kiel.

Mesfushori shqiptar, për shkak të problemeve fizike të sezonit të kaluar, kishte rreth një vit e gjysmë që nuk gjente rrugën e rrjetës për klubin e tij ku mban edhe numrin 10 në fanellë.

Për herë të fundit ai kishte shënuar në shkurtin e vitit 2016, ndërsa më pas, një seri dëmtimesh të rënda kishin kufizuar ndjeshëm praninë e tij në fushën e lojës e si rrjedhojë edhe paraqitjet cilësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, Gjasula gjeti golin që në minutën e 12-të të ndeshjes, pas zhvillimit të një goditje nga këndi, duke kaluar në avantazh  Furth-it.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kjo nuk i mjaftoi skuadrës së tij, e cila përfundoi ndeshjen me humbjen 3-1, duke mos iu ndarë vendit të fundit të klasifikimit të Bundesligës 2 pas 3 ndeshjeve të para.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?