VIDEO/ Kukësi ndalet në barazim, Teuta “kap” Europën

Pavarësisht tentativave deri në minutat e fundit Kukësi nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1 përballë Teutës në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore.

Në fillim ishin durrsakët të cilët kaluan në avantazh 1-0 përballë Kukësit pasi në minutën e 30’ ishte Kamara ai i cili dergoi topin drejt rrjetës.

Pjesa e parë e takimit u mbyll në avantazhin e lehtë të Teutës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi i Armando Cungut reagoi menjëherë dhe në minutën e 49’ ishte i përhershmi Rexhinaldo ai i cili godet bukur me kokë pas harkimit të Shkodrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Minutat e mbetura nuk prodhuan asnjë gol, ndërsa Rexhinaldo iu afrua golit të avantazhit por pa mundur të mposhtë portierin kundërshtar.

Pas këtij barazimi, Teuta vijon të qëndrojë në vendin e 3-të me 22 pikë të grumbulluara, 1 më shumë se Kukësi i vendit të 5-të.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?