FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video/ Kupa shpëton sezonin e Lazios, Bologna qëndron në Seria A

Lazio ka marrë një barazim spektakolar mbrëmjen e sotme, teksa ka barazuar 3-3 në “Olimpico” ndaj Bolognas. Një pikë që shpëton miqtë dhe i jep oksigjen për në takimin e fundit, ku ishin në dyshim për qëndrimin në elitë.

Ndërkohë kryeqytetasit i falen fitimit të Kupës për të arritur te Kupat e Europës, pasi nga kampionati dera mbyllet përfundimisht. Kur ka mbetur edhe një takim për tu zhvilluar, Lazio numëron 4 pikë më pak se rivali i qytetit, Roma.

Sa i përket takimit, ndeshja nisi mirë për bardhekaltërit, që kaluan në avantazh pas 14 minutash lojë. Correa ishte autori i golit, i cili vulosi edhe rezultatin e pjesës së parë. Por me rikthimin në fushë, Bologna përmbysi gjithçka brenda 60 sekondash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht Poli barazoi shifrat, ndërkohë që Destro kaloi në epërsi miqtë. Bastos shënoi për 2-2, ndërsa Orsolini realizoi sërish për 2-3 në favor të Bologna. Goli i Milinkovic Savic në minutën e 80-të vulosi rezultatin përfundimtar në 3-3.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?