VIDEO/ Lenjani shënon super gol, Sioni “shpartallon” portën e Thunit
Ndeshja mes Sionit dhe Thunit është mbyllur me rezultatin e thellë 7-2 në favor të Sionit, rezultat ky që ndryshon pozicionet e ekipeve, pasi Sioni është ngjitur në vendin e 9, ndërkohë që Thuni ka zbritur në vendin e fundit. Ermir Lenjani ka qenë autor i njërit prej golavë në fitoren e thellë, ndërkohë që ka shënuar edhe Kasami me anë të një peanlltie.
Sioni ka vënë diktatin në fushë, që në minutën e 12 me anë të Karlitos dhe në minutën e 26, Çunha ka dyfishuar shifrat. Sorgiç ka ngushtuar diferencën vetëm një minutë më vonë, ndërkohë që në minutën e 36, Adrian ka shënuar golin e tretë.
Në pjesën e dytë ka qenë radha e Lenjanit të shënonte në minutën e 47 duke çuar shifrat në 4-1, kurse Spielman në minutën e 62 ka rikthyer shpresat duke shënuar golin e dytë për Thunin. Kasami ka thelluar rezultatin në minutën e 69 me golin e 5-të, e sikur të mos mjaftonin këto gola, Rigeti ka shënuar një gol në portën ne tij në minutën e 77 dhe 3 minuta më vonë ka vulosur shifrat i sapofuturi në lojë, Shneuli.
Bazeli ka humbur në transfertë 1-0 përballë Luzernës, ndërkohë që Jang Bojsi ka mundur në shtëpi 3-1 Grasshopersin./Vipsport
KOHA JONË SONDAZH

