VIDEO/ Plas sherri në “box”-et e Formula Uno, piloti qëllon kundërshtarin

Dy pilotët e Formula Uno-s janë përplasur fizikisht njëri me tjetrin.

Shkak është bërë një incidenti që ndodhi në xhiron e 44-t në garën e Çmimit të Madh të Brazilit (zhvilluar dje në Interlagos), ku u përplasën mes tyre Max Verstappen (Red Bull) e Esteban Ocon (Force India).

Përveç debatit verbal mes tyre, Verstappen i shtangu të gjithë pasi e shtyu disa herë kundërshtarin derisa e rrëzoi në tokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Piloti i ri holandez e ka shtyrë disa herë Ocon, por për të parandaluar sherrin menduan komisarët e pistës që ishin aty pranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?