Video/ Salah i mahnit të gjithë, festë e çthurur mes Shaqirit e Klopp

Mohamed Salah ishte fantastik në fitoren 2-0 që skuadra e tij, Liverpool mori ndaj Chelsea.

Egjiptiani realizoi një gol spektakolar nga rreth 40 metra, duke vulosur fitoren e “The Reds”. Realizim i cili gëzoi tej mase trajnerin e tij, Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqirin.

Futbollisti i kombëtares zviceriane me origjinë shqiptare mori vendin e Salah në limitet e kohës së rregullt. Gjithsesi kjo nuk e pengoi që të festonte me teknikun gjerman, i cili ka besuar shumë te aftësitë e 28 vjeçarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Liverpool është në garë me Manchester Cityn për titullin kampion të Premier League, teksa mban vendin e parë me 2 pikë më shumë se “Qytetarët”. Vlen të përmendet se City ka një takim më shumë për të zhvilluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?