FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Video/ Shpërthen bomba në stadiumin e Athinës

Greqia është kthyer në një vatër kaosi nëpër stadiume. Rasti më i fundit u shënua në takimin e Ligës së Kampionëve mes AEK Athinë dhe Ajax. Në prag të nisjes së duelit të Grupit E një bombë me benzinë shpërtheu brenda stadiumit.

Objekt i sulmit ishin tifozët holandez, të cilët pësuan lëndime të rënda. Pas këtij episodi të frikshëm, policia shpërndau tifozët vendas, të cilët hodhën shishe plastike dhe objekte të tjera drejt tifozëve të Ajax. Sipas mediave greke, asnjë protagonist nuk përfundoi në prangat e policisë.

Autoritetet arritën të qetësonin situatën në kohë, duke bërë që ndeshja të vijonte normalisht. Edhe në pjesën e dytë u dëgjuan shpërthime fishekzjarresh, shumë pranë tribunave ku ndodheshin miqtë. Ndarja me tela mes tyre e fushës dhe barrierat prej xhami i pengonin ata që të iknin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skenat tronditëse vijnë vetëm pak orë pas rrëmujave që tifozët e AEK shkaktuan në rrugët e kryeqytetit grek, ku fillimisht u përplasen fizikisht me tifozët e Ajax, ndërsa më pas shkaktuar kaos në pranë zyrave të policisë së qytetit si dhe bllokuan trafikun, pasi disa të rinj hodhën bomba benzine tek tifozët rival dhe policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?