VIDEO/ Shtyhet ndeshja River Plate – Boca Juniors, tifozët sulmojnë Carlos Tevez
Sot në oën 21:00 ishte planifikuar të zhvillohej super ndeshja ndërmjet River Plate dhe Boca Juniors e vlefshme për finalen në Copa Libertadores.
Autobusi i Boca Juniors u sulmua nga tifozët kundërshtar me gurë dhe tymuese, ndërsa ndeshja u shty për të paktën një orë deri në një njoftim të dytë të autoriteteve.
Raportohet se Carlos Tevez dhe disa lojtarë të tjerë të Bocas janë duke vjellë në dhomat e zhveshjes si pasojë e gazit lotsjellës.
Në stadiumin “Monumental” gjenden 2 mijë policë, për të shmangur përplasjet, edhe pse ka vetëm tifozë vendas.
Është kjo ndeshja kthyese që zhvillohet në impiantin ikonik, El Monumental.
Ndeshja e parë në shtëpinë e Bocas mbaroi pa fitues 2-2.
ASÍ AGREDÍAN AL MICRO DE BOCA LOS HINCHAS DE RIBER pic.twitter.com/6lsrkiqmw7
— Boca Juniors – La12Tuittera (@la12tuittera) November 24, 2018
KOHA JONË SONDAZH

