VIDEO/ United përmbysje spektakolare ndaj Newcastles, shënon Pogba. Rikthehet Ibra
Manchester United ka fituar me përmbysje ndaj Newcastle United në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Premier Leagues angleze.
Në “Old Trafford” Paul Pogba u rikthye me gol, ndërsa Zlatan Ibrahimovic u fut si zëvendësues në pjesën e dytë
Miqtë kaluan të parë në avantazh, ndërsa Pogba tregoi sa i ishte nevojitur Jose Mourinhos pasi pasoi për Anthony Martialin, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 37-të. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Smalling shënoi për ta përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 për Manchesterin.
Nuk vonoi shumë në pjesë të dytë dhe në minutën e 54’ Pogba shënoi për “Djajtë”
Pas më pak se 20 minutave, më saktë në minutën e 70, Lukaku shënoi gol të bukur për 4-1.
Pas kësaj fitore, Manchester United pozicionohet në vendin e dytë me 26 pikë të grumbulluara, 8 më pak se Manchester City kryesues.
KOHA JONË SONDAZH

