Vidhnin dyqane dhe shtëpi, arrestohen dy adoleshentët që tmerruan Vlorën

Policia e Vlorë ka arrestuar sot dy shtetas të cilët dyshohet se janë autorët e vjedhjes së disa dyqaneve dhe banesave në këtë qytet. Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018, në lagjen “24 Maji” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para.

Njoftimi i plotë

Kapen në flagrancë autorët e vjedhjes së një dyqani. Dy te arrestuarit të dyshuar edhe për vjedhje të tjera. Seksioni për Krimet pranë Komisaritatit të Policisë Vlorë, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasve: A.Z., 17 vjeç, banues në Vlorë. F.B., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 15.09.2018″>2018, në lagjen “24 Maji” këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit A.K, në të cilin kanë marrë kasën fiskale me disa para. Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta shtetas dyshohet se janë autorë të 4 vjedhjeve të tjera regjistruar si më poshtë:

Swiss Digital Mobile Reklama

– Më datë 08.05.2018″– vjedhje banese,

– Më datë 27.06.2018″– vjedhje banese,

– Më datë 06.08.2018″– vjedhje dyqani,

– Më datë 09.08.2018″– vjedhje në rrugë.

Vjedhje për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre. Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?