Vieri: Juvja ka humbur shumë pas largimit të CR7, Interi para tyre

Christian Vieri ka bërë një analizë pas mbylljes së merkatos. Ish-sulmuesi i njohur në Seria A mendon se largimi i Ronaldos do ta bëjë Juventusin edhe më të dobët, ndërkohë që sipas tij askush nuk mund ta zëvendësojë.

“Kush e fiton titullin? Para se Cristiano Ronaldo të largohej unë thashë: Juve është më e fortë. Tani e vë Interin përpara. Kur dëgjoj fjalime si ‘tani Dybala, Morata dhe Chiesa do të japin më shumë’, unë them: boh! Kur Ronaldo, Fenomeni, u largua nga Interi, nuk është se unë dhashë më shumë. Nuk mund të kisha bërë më shumë se më parë.

Kur Ronaldo largohet, nuk ka zgjedhje më të mirë. Dikush tjetër do të duhet të shënojë golat që ai ka shënuar. Kean? Unë nuk mendoj kështu, por ju duhet ta gjykoni pas një kampionati të tërë. Lukaku? Ai nuk është i zëvendësueshëm, por Interi ka marrë Dzeko, një lojtar që e donte trajneri dhe kjo është e rëndësishme. Ai është lojtar strategjik tek Interi”, deklaroi Vieri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?