Vijareali shokon Realin në “Bernabeo”, Ronaldo “katastrofë” (VIDEO)
Nuk ka dritë në fund të tunelit për Realin e Madridit. Skuadra që drejtohet Zinedine Zidane ka pësuar një humbje shokuese në “Santiago Bernabeo” në minutat e fundit të ndeshjes. Merengues ka dominuar të gjithë ndeshjen, por fati dhe portieri Asejo i kanë mohuar golin vendasve.
45 minutat e para ishin shumë të mira, mjafton të shohësh statistikat, teksa tabela konfirmon 18 goditje të Realit, kundrejt 4 të kundërshtarëve. Kristiano Ronaldo ishte personazhi kryesor, pasi sulmuesi portugez nuk arriti që të konkretizonte rastet e shumta që kishte për shënim.
Supermacia e madrilenëve konfirmohet edhe në pjesën e dytë, por pa mundur që të gjejnë golin e avantazhit. Vijareali kalon në avantazh në minutën e 87 pas një kundërsulmi vrastar. Kejlor Navas ndal fillimisht Unal, por më pas Fornals e dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur në hyrje të zonës. Ky ishte goli i dytë në kampionat për këtë sezon për futbollistin e Vijarealit.
Reali në këtë mënyrë pëson humbjen e 4 në këtë sezon, ndërkohë që Vijareal është vetëm 1 pikë larg nga “galaktikat”. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

