Vinicius: Më kërkoi edhe Barcelona, por Reali ishte zgjedhja e duhur
Vinicius Junior ka qenë protagonist këtë sezon te Real Madridi duke gjetur rrugën e rrjetës në 8 raste. Në një intervistë të fundit, sulmuesi është pyetur sërish për interesin e Barcelonës para se të transferohej në “Bernabeo”, por për një lëvizje të tillë nuk është penduar aspak.
“Barcelona dhe Real Madrid më kanë kërkuar të dyja, por vendosa të luaja me madrilenët për projektin dhe për atë që bënë për mua. Mendoj se ishte projekti i duhur për mua, gjithnjë më ka pëlqyer Real Madrid. Më ka pëlqyer Cristiano Ronaldo dhe të gjithë lojtarët. Më duket se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe dua të vazhdoj këtu për shumë kohë.
Momenti më i keq? Me siguri dëmtimi në vitin 2019. Kur je i dëmtuar nuk mund të bësh asgjë, nuk punon dot për të ndihmuar ekipin. Te Real është momenti më i vështirë që kam kaluar, por asnjëherë nuk kam dyshuar tek vetja ime. Gjithnjë kam besuar se do të bëja gjëra të mëdha me fanellën e Real, e cila në fakt më ka dhënë shumë. Presidenti, lojtarët të gjithë më kanë mësuar diçka për të qëndruar këtu shumë kohë”, u shpreh Vinicius.
KOHA JONË SONDAZH

