Vizitë e rëndësishme nga UEFA, ja kush vjen në Shqipëri
FSHF do të vizitohet ditën e nesërme nga Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Theodore Theodoridis. Ky i fundit është krahu i djathtë i Ceferin. Sekretari do të gjendet në Shqipëri së bashku me Drejtorin e Federatave Kombëtare në UEFA, Zoran Lakoviç. Ata kanë parashikuar disa takime dhe vizita.
NJOFTIMI
“Federata Shqiptare e Futbollin njofton se nesër, e enjte, datë 20 Dhjetor 2018, vjen në një vizitë zyrtare në Shqipëri Sekretari Përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis. Takimi zyrtar fillon me një vizitë tek Shtëpia e Futbollit pranë Liqenit Artificial, në orën 09:30, vazhdon me vizitën tek Arena Kombëtare dhe përmbyllet me një drekë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama. Z. Theodore Theodoridis shoqërohet në këtë vizitë nga Zoran Lakovic, Drejtori i Federatave Kombëtare në UEFA. “
KOHA JONË SONDAZH

