Vlahovic shokon Interin me një “perlë” në shtesë, i bashkohet Juves në krye (VIDEO)

Interi nuk ka mundur që të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Fiorentinës, duke i dorëzuar kreun e renditjes Juventusi, pasi tashmë gjenden me pikë të barabarta.

Në minutën e 8-të, Borja Valero arrin që lirohet mjaft mirë nga mbulimi i mbrojtjes viollcë dhe me një goditje të saktë në zonë arrin që të shënojë. Mesfushori nuk festoi për shkak se më parë ka qenë pjesë e Fiorentinës.

Më pas ndeshja dominohet nga skuadra e Montellës që krijon disa mundësi të mira shënimi, por Handanovic i thotë jo tentativave të Gastrovillit apo të Boateng. Në krahun tjetër Interi përpiqet që të përfitojë me kundërsulme, por Lukaku nuk arrin që të mposhtë në dy raste portierin Dragowski.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 92-të, Dusan Vlahovic do të shënonte një super gol, me një goditje fantastike me të majtën, e cila përfundoi në trekëndëshin e portës së mbrojtur nga Handanovic. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?