Vlahovic shpëton Juventusin nga humbja ndaj Bolognës (VIDEO)
Juventus bën hapin e parë fals në kampionat, teksa nuk ka shkuar përtej një barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Bolognës. Ishte një ndeshje e dobët për bardhezinjtë që e panë vetën në disavantazh që në minutën e 24-të, teksa ekipi i Mottës shënoi me Ferguson.
Në fillimin pjesës së dytë Vlahovic do të barazonte rezultatin, por goli d të anulohej me VAR. Më pas 10 minuta nga fundi i 90-minutëshit, serbi do të shënonte sërish, por këtë herë do të ishte gjithçka e rregullt.
Me këtë barazim Juventus shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërkohë që Bologna merr pikën e parë. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

