Vllaznia e nis mbarë sezonin, fiton në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit

Vllaznia e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin, teksa ka mundur me rezultatin 3-1 Kukësin.

Në 45 minutat e para, shkodranët do të ishin më dominues. Stojanovic i dha avantazhin kuqebluve në minutën e 17-të, ndërsa verilindorët barazuan me La Torre 7 minuta më vonë.

Gjithsesi barazimi zgjati pak, pasi Balaj i dha sërish avantazhin Vllaznisë në minutën e 29-të, duke shënuar nga pika e bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të vulosur shifrat në 3-1, mendoi Boshnjaku, i cili shënoi një super gol nga distanca. Vllaznia për momentin merr kreun e tabelës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?