FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia 70 mijë euro shpërblim nëse kalon Limasolin në “Conference League”

Drejtuesit e Vllaznisë besojnë te kualifikimi në “Conference League” sot kundër qipriotëve të AEL Limassol. Për këtë ata kanë vendosur si shpërblim për kualifikimin një buxhet prej 70 mijë eurosh.

Presidenti i Vllaznsië Alban Xhaferri ka konfirmuar se skuadra u shpërblye me 50 mijë euro, ndërsa për turin e dytë është vendosur një buxhet prej 70 mijë eurosh pasi asnjëherë klubi nuk ka kaluar dy ture kualifikuesesh për në kupat e Evropës.

Pritshmëritë janë të mëdha te Vllaznia pas kualifikimit me përmbysje në turin e parë kundër boshnjakëve të Siroki Brijeg nga 3-1 në ndeshjen e parë, 3-0 në “Loro Boriçi”. Shkodranët shpresojnë që fakti që ndeshja luhet në shtëpi në duelin e dytë ti ndihmojë sërish.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?