Vllaznia debuton me fitore në Kategorinë e Parë, mund Korabin (VIDEO)
Vllaznia e ka nisur me një fitore 2-1 ndaj Korabit aventurën në Kategorinë e parë. Skuadra e trajnerit Hasan Lika vuajti jo pak në “Loro Borici”. Golin e Hajdarit në shtesën e pjesës së parë e ka barazuar Murrja në minutën e 65-të, por pak minuta më pas braziliani Zhunior shënoi me kokë dhe i ka dhënë fitoren Vllaznisë.
Minutat e fundit të ndeshjes nuk kanë sjellë asgjë tjetër përveçse zëvendësimeve apo nervozizmit.Vllaznia nuk është se ka bindur, sidomos në lojën sulmuese, duke humbur shumë raste shënimi në zonën e portierit Birja, por rëndësi ka fakti se kuqeblutë kanë koleksionuar 3 pikët e para në misionin për t’u ngjitur në Superiore.
KOHA JONË SONDAZH

