Vllaznia fiton pastër super sfidën ndaj Dinamos (VIDEO)

Vllaznia ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Dinamos në super sfidën e Grupit A në Kategorinë e Parë. Golat e Tafilit dhe brazilianit Junior, i dhanë fitoren skuadrës së Hasan Likës, e cila e sheh veten në vendin e parë me pikë të plota.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, ndërsa në të dytë, Tafili dhe Junior arritën që të gjenin rrugën e rrjetës.

Ndërkohë që për Dinamon e Igli Allmuçës kjo ishte humbja e parë në këtë kampionat. Skuadra kryeqytetase do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në sfidën e ardhshme në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?