FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia: Nuk do të lejohet asnjë tifoz i Shiroki Brijeg në “Loro Boriçi”

Në sfidën mes Vllaznisë dhe Shiroki Brijeg, që do të nisë në orën 21:00, në “Loro Boriçi”, nuk do të ketë të pranishëm tifozë të skuadrës boshnjake.

Klubi shkodran, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, i postuar në tri gjuhë, paralajmëron mbështetësit e skuadrës boshnjake se nuk do të kenë asnjë mundësi të futen në stadium, pasi edhe nëse do të tentojnë, do të shoqërohen menjëherë nga forcat e sigurisë.

Klubi i Vllaznisë bazohet tek vendimi i UEFA-s për të mos lejuar tifozë të ekipit udhëtues në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Vllaznisë

Swiss Digital Mobile Reklama

“Klubi Futbollit Vllaznia njofton të gjithë tifozët boshnjakë se, sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, nuk do të lejohen të futen në Stadiumin “Loro Boriçi”. Në çdo rast, rojet e sigurisë do të kryejnë shoqërimin e tyre jashtë mjediseve të stadiumit. Duke shpresuar në mirëkuptimin e tifozëve miq, Klubi Futbollit Vllaznia mbetet i vendosur në respektimin e të gjitha rregullave të përcaktuara nga UEFA”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?