FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia probleme në mbrojtje, Gjoka kërkon “ndihmën” e Canës

Vllaznia këtë sezon lufton për të mbijetuar pasi pas 16 javëve të para renditet në vendin e 9 me vetëm 15 pikë. Skuadra shkodrane ka shfaqur probleme të mëdha kryesisht në repartin e mbrojtjes.

Trajneri Ernest Gjoka jo në pak raste ka shprehur dëshirën që skuadra e tij të bëjë ndonjë përforcim në prapavijë, por së fundmi ai ka një ide të çuditshme. Në një postim në “Instagram” të ish-kapitenit të kombëtares Lorik Cana, ai i shpreh dëshirën për ta pasur në pjesën e dytë të sezonit.

“Bëhu gati se kam nevojë për qendërmbrojtës”, i ka shkruar ish-trajneri i Kukësit. Sigurisht kjo është në kuadrin e një batute, pasi Loriku e ka lënë prej gati dy vitesh futbollin. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?