Vllaznia “ruan distancën”, bën paqe me Partizanin në Elbasan (VIDEO)

Vllaznia vijon të ruajë kryesimin e kampionatit. Në super sfidën e javës së 17-të të Superiores, shkodranët kanë marrë 1 pikë pas barazimit 0-0 në “Elbasan Arena”. Ndeshja nisi më mirë për ekipin e Brdaric që rrezikoi dy herë portën e Alban Hoxhës në minutat e para me Krymin dhe Imerin.

Partizani u kundërpërgjigj me Çinarin, që provoi me një goditje të bukur, pro që do të frenohej nga mbrojtësi Gurishta. Më pas ndeshja bëhet agresive, pro rastet për shënim janë të pakta.

Në minutën e 60-të të dyja skuadrat mbeten me nga një futbollist më pak pas ndëshkimeve me karton të kuq të Bitrit dhe Krymit, që u përplasën në zonë. Më tej Partizani krijoi një mundësi të mirë me Malën, por që do të frenohej nga portieri Zogoviç. Vllaznia mbetet në krye me 37 pikë, 9 më shumë se Partizani. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?