FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia U-19 mposhtet në Kazakistan në Champions, por ka ende shpresa për kualifikim

Në Kazakistan u luajt ndeshja mes Astanas dhe Vllaznisë U-19, e vlefshme për eliminatoret e Champions League për të rinj, që njihet me emrin “UEFA Youth League”. Shkodranët u mposhtën me rezultatin 3-1, ku Vllaznia shënoi në fund, por kalimi në turin tjetër duket i vështirë.

Astana dominoi krejtësisht ndeshjen, teksa shkodranët u ndëshkuan që në minutën e 2-të të ndeshjes,me Lekan që shkaktoi një penallti që u kthye në gol nga Prokopenko. 8 minuta më vonë ai shënoi edhe golin e dytë.

Në pjesën e dytë, kazakët arritën të trefishonin rezultatin në minutën e 53-të me anë të Zhakipbayev. Në minutën e 86-të, Lekaj u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Vllazninë në baltë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atëherë kur mendohej që ndeshja do përfundonte me këtë rezultat, edhe pse me dhe 10 lojtarë, Vllaznia shënoi në fund me atë të Qardakut golin që mban gjallë shpresat për kualifikim në sfidën e kthimit që do të luhet më 24 tetor.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?