FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vllaznia zyrtarizon sulmuesin nga Guinea, i rritur te akademia e Sportingut

Vllaznia nuk di të ndalet as në merkato, teksa sot ka zyrtarizuar afrimin e radhazi. Pas malazezit Kalezic, sot ka hedhur firmën mbi kontratë edhe sulmuesi 28-vjeçar nga Guinea, Salim Cisse që prej disa ditësh po stërvitej me kuqeblutë.

“KF Vllaznia bën të ditur se sot ka firmosur edhe me sulmuesin Salim Cisse. Ky i fundit kishte disa ditë që ishte në provë dhe stafi teknik ka dhënë OK-in për marrjen e tij. Kuptohet që pritshmëritë janë të mëdha, sepse kemi të bëjmë me një lojtar cilësor, i cili është formuar tek akademia e Sportingut të Lisbonës.

Kontrata e tij është 1-vjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për një tjetër, por kuptohet që performanca e tij në këto muajt e ardhshëm do të vendosë më shumë për këtë. Mirë se erdhe tek Vllaznia, Salim!”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë, text that says "BASHKIA SHKODER K.F.VLLAZNIA K.F. VLLAZNIA BASHKIA SHKODER BASHKIA ODER SHKODER K.F. VLLAZNIA K.F. VLLAZNI NIA K.F. VLLAZNIA BASHKIA SHKODER SHKOP ODER K.F. VLLAZI LLAZNIA BASHKIA SHKODEP INTERSIC YENNA NdU @ERத SHKODER AZNIA BASHKIA NTELW B/ ΚΙΑ FUJIFILM FUJ BASHK K.F."

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?