Vojvoda: Rumani të të vijë turp, jemi krenarë që jemi shqiptarë
Ndeshja Rumani-Kosovë, e cila u mbyll me rezultatin 2-0, ishte shumë e trazuar, me vendasit që provokuan keq dhe diskriminuan ekipin dardan në Bukuresht.
Në prononcimin për mediet pas kësaj sfide një nga yjet e Kosovës, Mërgim Vojvoda theksoi se ndjehen krenarë që janë shqiptarë.
Megjithatë pas ndeshjes mbrojtësi i Torinos ka reaguar edhe në rrjetet e tij sociale, ku shkruan se Rumanisë duhet t’i vijë turp, ndërsa e shfaq sërish krenarinë që është shqiptar.
“Rumani të të vijë turp për mënyrën si mendon. FIFA bëj punën tënde dhe lërë respektin që të dominojë në lojë. Krenaria jonë më e madhe është se jemi shqiptar”-shkruan Vojvoda në “Insta story”.

KOHA JONË SONDAZH

