Vrioni: Dhuratën më të veçantë për ditëlindje ma bëri Panucci

Giacomo Vrioni festoi dje 20-vjetorin e lindjes. Sulmuesi i talentuar mori urime të shumta nga të gjithë familjarët, por më e bukura padyshim ishte debutimi me fanellën kuqezi. Në një prononcim për “Gazzetta dello Sport”, talenti shqiptar që luan me Venezian në Serinë B, foli për emocionet e debutimit me fanellën kuqezi.

“Dhuratën me të veçantë ma bëri Panucci, pak më herët, duke më dhënë mundësinë që të debutoja me Kombëtaren një ditë para se të mbushja 20 vjeç. Ishte një emocion i pabesueshëm, nuk e prisja të luaja në Nations League. Isha në stol, kur më tha se duhej të bëhesha gati. Kur po hyja në fushë, me kërkoi të isha agresiv në zonë, atë që kisha treguar edhe në stërvitje”.

Pas ndeshjeve të kombëtareve, Vrioni, rigjen trajnerin Valter Zenga në stol, te Venezia, me të cilin ka punuar kur ishte pjesë e të rinjve të Sampdorias.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më grumbulloi për dy ndeshje miqësore, në shtator, kundër Entellës dhe Savonës. I lashë përshtypje të mirë, aq sa për disa ditë u stërvita me ekipin e parë. Është një trajner me shumë personalitet dhe karakter. Nuk e përjetova nga afër atë që ndodhi te Venezia javën e kaluar, ndihesha mirë edhe me Stefano Vecchin”, deklaroi Vrioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?