“Wanda figurë negative, mendon vetëm për një gjë”

Abian Moreno është një nga ish-menaxherët e Mauro Icardit, i cili e ka thënë hapur mendimin e tij në lidhje me zhvillimet e fundit për mosmarrëveshjet për rinovimin e argjentinasit,

“Icardi ka dhënë shumë si sulmues në fushë, por ka në krah një figurë negative, që mendon vetëm paratë. Puna e tij në fushë është e jashtëzakonshme, është përmirësuar shumë. Por Wanda mendon vetëm për paratë dhe jo për imazhin dhe vlerën e tij si kapiten i Inter-it.

Një menaxher mund të flasë për rinovim, por është mënyra si e bën këtë që ka rëndësi. Nuk mund të thuash ‘këto janë shifrat e Icardi-t’ dhe të nxjerrësh gjithçka në rrjetet sociale. Duhet të flasësh me klubin, jo të nxjerrësh gjithçka në internet”, ka thënë Moreno.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?