Wanda lidhje të fshehtë me Brozoviç? Reagon mesfushori i Interit

Ditë më parë në media u përfol se bashkëshortja e Mauro Icardi-t, Wanda Nara, kishte një lidhje të fshehtë me shokun e skuadrës së burrit të saj, Marcelo Brozoviç.

Këto lajme irrituan modelen argjentinase dhe kapitenin e Interit të cilët vendosen të ngrenë një padi ndaj mediave të cilët përhapën këtë lajm. Sot nëpërmjet avokatit të tij ka ardhur edhe reagimi i parë i mesfushorit të Inter, Brozoviç.

Ashtu si dy të parët, edhe Brozoviç ka vendosur të marrë masa ndaj këtyre mediave që përhapën lajmin e tradhtisë ndaj shokut të skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas Wanda Nara edhe Brozovic ka vendosur të denoncojë atë që kanë shpërndarë lajme false në lidhje me personin e tij dhe gruan e kapitenit zikaltër. Avokati i mesfushorit të Inter ka bërë një deklaratë për shtyp, nëpërmjet së cilës ka bërë të ditur:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Lojtari i kundërshton dhe i përgënjeshtron në mënyrë absolute lajme false që janë përhapur në ditët e kaluara online dhe në disa gazeta të tjera italiane, që kanë pasur lidhje me Wanda Nara-n, gruaja e shokut të skuadrës Mauro Icardi”.

“Nuk ka pasur asnjë marrëdhënie, apo ndonjë gjë tjetër, mes Brozovic dhe zonjës Nara”, lexohet në komunikatën e avokatit të mesfushorit zikaltër, Danilo Buongiorno. “Brozovic kërkon të kuptojë cilët janë përgjegjësit që kanë vënë në dyshim korrektësinë e tij morale dhe profesionale dhe ka ndërmend të ‘bëjë një denoncim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?