FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Wanda Nara shpërthen në lot pas eliminimit të Icardit dhe Interit

Wanda Nara nuk i ka mbajtur lotët për Mauro Icardin. Nuk bëhet fjalë për probleme mes çiftit, por për eliminimin e sulmuesit bashkë me Interin nga Championsi. Modelja argjentinase, e pranishme në “San Siro” për ndeshjen me PSV-në, e fundit në grupe, nuk e ka përmbajtur veten për shkak të zhgënjimit të thellë.

Zikaltrit kishin gjithçka në dorë, por dështuan të fitonin ndaj ekipit holandez, duke zhvlerësuar edhe dhuratën e shtrenjtë të Barcelonës, që ndali Tottenhamin në “Camp Nou”. Bashkëshortja e Icardit, autorit të golit të vetëm të Interit, shpërtheu në lot bashkë me djalin e saj, sepse Maurito nuk do të jetë më pjesë e turneut dhe do të vijojë në Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?