Wanda Nara: Sonte do të jetë një mbrëmje e veçantë për Icardin

Interi do të rikthehet në Champions League pas një mungese te gjatë, ndërkohë që në këtë kompeticion do të bëjë debutimin për herë të parë edhe Mauro Icardi. Agjentja dhe sulmuesit argjentinas, Wanda Nara, e ka quajtur ndeshje të veçantë ballafaqimin e sotëm të Interit ndaj Tottenhamit.

“Do të luajmë për çdo gjë sonte. Për Mauron është ndeshje shumë e veçantë, sepse atij i bën shumë për këtë fanellë. Vitin e kaluar, kur asnjë nuk besonte, ai ishte i bindur se do të shkonin në Champions. Është natë emocionale për gjithë familjen”, deklaroi Wanda Nara në programin “Tiki Taka”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?