Wilder dhe Fury përplasen në promovimin e super duelit, shikoni pamjet (VIDEO)
Deontay Wlder e Tyson Fury-t e kanë nisur duelin e tyre që në daljen për mediat. Dy boksierët do të ndeshen së bashku më datë 1 dhjetor në “Staples Centre” të Los Angelesit për titullin WBC, që Wilder ka aktualisht në brezin e tij. Ky promovim i kësaj ndeshjeje u zhvillua në Londër, me ndalesat e tjera që do të jenë në New York e Los Angeles.
Gjithçka nisi pasi Fury e provokoi amerikanin, duke thënë se ai do ta fitojë këtë përballje bindshëm si dhe do ta mundte në çdo rast, nëse do të ndesheshin edhe 30 herë të tjera. Ky reagim solli përplasjen mes dy boksierëve, me Wilder që shtyu anglezin. U desh ndërhyrja e stafeve respektive për të mos e çuar në një përleshje fizike.
Kjo do të jetë përballja e tretë për Fury-n, pas dënimit të tij, ku doli pozitiv në testin anti-doping. Britaniku ka mundur shqiptarin Sefer Seferi dhe italianin Francesco Pianeta. Ndërkohë, 32-vjeçari Wilder, njihet si një nga boksierët më të fuqishëm në botë, me 40 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij profesioniste.
KOHA JONË SONDAZH

