Wolfsburg pëson humbjen e parë në Bundesligë, Leverkuseni nuk gabon (VIDEO)
Wolfsburg ka pësuar humbjen e parë sezonale në Bundesligë, pasi u mposht me rezultatin 3-1 në transfertën ndaj Hoffenhaimit. Miqtë, që e kishin nisur mjaft mirë sezonin me 4 fitore e një barazim në 5 javët e para, gjetën avantazhin me anë të Baku në minutën e 25-të.
Megjithatë reagimi i Hoffenhaim ishte mjaft i mirë, pasi kroati Kramaric riktheu baraspeshën në limitet e pjesës së parë, ndërsa në 45-minutëshin e dytë Baumgartner dhe Kaderabek kompletuan përmbysjen.
Në sfidat e tjera, Leverkusen mundi 1-0 Mainz, Leipzig shkatërrroi 6-0 Hertha Berlinin, Eintrachti i Frankfurtit u ndal në barazim 1-1 ndaj Koln, ndërsa Union Berlin triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Arminia Bielefeld.
KOHA JONË SONDAZH

