Xabi Alonso rikthehet sërish te Reali, por këtë herë me një detyrë të re (VIDEO)

Disa muaj pas largimit nga futbolli, ish-mesfushori spanjoll, Xabi Alonso është rikthyer sërish, por kësaj here me një rol të ri te Real Madridi. Ai ka filluar ditën e djeshme karrierën e tij në rolin e trajnerit.

Ka qenë pikërisht Real Madrid,  klubi që i ka dhënë spanjollit mundësinë për të “futur këmbët” në këtë fushë të re. Alonso do të drejtojë ekipin U13 të skuadrës madrilene.

Nuk është hera e parë që “Los Blancos” u beson ish-yjeve të ekipit një vend si trajnerë në akademinë e tyre të suksesshme. Të njëjtin fat ka pasur dhe Zinedine Zidane, Ruben De La Red dhe Guti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?