Xavi gati t’i zërë vendin Koeman: Të gjithë më shohin si trajner te Barcelona!
Ronald Koeman mund t’i thotë lamtumirë Barcelonës nëse do të vijojë me këto rezultatet. Humbja ndaj PSG dhe Sevillas në javën e fundit, mund ta nxjerrë jashtë garës në dy kompeticionet. Si pasues të tij, qarkullon emri i Xavi-it, i cili ka shtuar edhe më shumë zërat me një deklaratë.
“Tani jam te Al-Sadd, jam shumë mirë, në klubin më të mirë në Katar dhe nga atje do të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja. Të gjithë më shohin si trajner të Barcelonës. Shpresoj, nuk dua të fshihem.
Por respektoj trajnerin aktual, Ronald Koeman dhe klubin, të cilët janë në garë të plotë dhe i uroj më të mirën. Tani ka zgjedhje dhe ne do të shohim se cili president fiton, por natyrisht që po, është një mundësi për të stërvitur Barcelonën padyshim”, u shpreh Xavi.
KOHA JONË SONDAZH

