FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhaka dhe Shaqiri kërkojnë falje për shqiponjën dykrenare ndaj Serbisë

Në hotelin Nati të Feusisberg, ku është grumbulluar kombëtarja e Zvicrës për sfidat e radhës në Ligën e Kombeve është mbajtur një konferencë për shtyp me trajnerin Vladimir Petkoviç. E gjithë skuadra ishte e pranishme në sallë sipas portalit “Blick.ch” me qëllimin për të qenë sa më transparent.

Në dy anët e trajnerit Petkoviç dhe zyrtarit të federatës, Claudio Sulser, ishin rreshtuar Stephan Lichtsteiner, Granit Xhaka, Yann Sommer, Xherdan Shaqiri dhe Johan Djourou. Futbollistët me origjinë shqiptare dhe kapiteni kanë kërkuar falje për “shqiponjën” me dy kokë, që e bënë në finalet e Botërorit të Rusisë, në fitoren ndaj Serbisë.

“Do të isha budalla, nëse do ta bëja përsëri. Nuk do të ndodhë më”, deklaroi Granit Xhaka. Stephan Lichtsteiner ndërkohë u shpreh: “Kërkoj falje, nuk dua t’i hap probleme askujt”. Xhderdan Shaqiri ndërkohë ishte disi më ironik:“Sigurisht, kërkoj falje, nëse njerëzit ndihen të sulmuar, duke parë ndeshjen nëpër male…”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?