FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhaka merr shiritin e kapitenit te Zvicra: Ëndërr e bërë realitet për mua!

Granit Xhaka është zyrtarisht në të gjitha efektet kapiteni i ri i përfaqësueses zvicerane. Mesfushori me orgjinë shqiptare i cili luan për Arsenalin në Premier League, është graduar si kapiteni i ri i Zvicrës pas tërheqjes nga kombëtarja të veteranit Stephan Lichtsteiner.  Vet futbollisti është shprehur se kjo ishte një ëndërr e madhe e cila tashmë është bërë realitet.

“Jam jashtëzakonisht krenar që mund të luaj për vendin tim. Sidomos si kapiten, kjo është një ëndërr e madhe që bëhet realitet për mua. Ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj si tifozë. Do t’ju japim kënaqësi të madhe në këto takime dhe në të ardhmen”, u shpreh Xhaka.

Granit Xhaka me përfaqësueses A të Zvicrës numëron në total 82 paraqitje dhe 12 gola të realizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?